I dha fund njohjes me Adën, Edi prezanton të dashurën e re?

Mediale Vip

I dha fund njohjes me Adën, Edi prezanton të dashurën e re?

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 18:39
Ada dhe Edi

Ndonëse në “Për’puthen” patën disa takime dhe shprehën hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, pas përjashtimit të tyre nga programi Ada dhe Edi duket se nuk e kanë vazhduar njohjen.

Edi tha se ishin vetëm shokë, e më pas njoftoi në Instagram se do të zhvendosej në Zvicër pë karrierën e boksit.

Megjithatë, duket se nuk ka qenë kjo arsyeja që ai ka shkëputur njohjen me Adën, pasi sot ai i ka çuditur të gjithë, duke postuar foto me një vajzë tjetër, të cilës i kishte zbuluar vetëm një pjesë të portretit.

Krahas fotos, ai ka vendosur edhe një emoji për syrin e keq, duke shtuar dyshimet se vajza është e dashura e tij e re.

Por, duket se ish-konkurrenti është penduar pasi disa minuta e fshiu postimin.

Image
Insta

Megjithatë, nuk e dimë si qëndron e vërteta, dhe nuk e dimë ende sesi mund të reagojë Ada…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat