Si e ka pritur Kanye West lajmin e lidhjes së Kim Kardashian me Pete Davidson?

Mediale Vip

Si e ka pritur Kanye West lajmin e lidhjes së Kim Kardashian me Pete Davidson?

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 17:17
Kanye West, Kim Kardashian dhe Pete Davidson

Kim Kardashian dhe Pete Davidson e kanë bërë publike romancën e tyre pas fotove të kapur për dore dhe udhëtimit në Palm Springs për të festuar ditëlindjen e tij. Dhe me siguri një nga pyetjet që shumë i bëjnë vetes, është si e ka pritur Kanye West lidhjen e re të ish-bashkëshortes dhe nënës së fëmijëve të tij.

Dhe, në fakt, Kanye nuk është aspak i lumtur me lajmin.

"Kanye nuk është aspak i kënaqur që Kim dhe Pete i çojnë gjërat në një nivel tjetër dhe ai ishte shumë i mërzitur që Pete u ftua në shtëpinë e Kris Jenner. Ai tha se nuk është e drejtë, sepse ajo është gjyshja e fëmijëve të tij," tha një burim për HollywoodLife.

Pete dukej si në shtëpi ndërsa pozonte i ulur në divanin eshtëpisë së Kris Jenner përkrah Kimit, mamasë së saj dhe mikut të saj Flavor Flav, teksa të gjithë kishin veshur koleksionin e ri të pizhameve SKIMS.

Fotoja e sinqertë shënoi një nga të paktat e Kim dhe Pete së bashku, që kur ata ndanë një puthje në ekran gjatë xhirimit të episodit të Saturday Night Live më 9 tetor. Në skeç, Kim luajti personazhin e Disney Jasmine, ndërsa Pete luante Aladdin.

Vetëm dy javë më vonë, ata u panë në Knott's Berry Farm me një grup miqsh, duke ndezur thashethemet për romancë.

Ndërsa fotot e fundit të tyre të kapur për dore në rrugët e Palm Springs, duket se e konfimruan romancën.

Kjo shënon romancën e parë publike të Kim që nga kërkesa për divorc nga Kanye, në shkurt 2021, pas 7 vitesh martesë.

Nga ana tjetër, pak para se Kim të shihej në shoqërinë e Pete, Kanye ka thënë publikisht se dëshiron t'i japë një tjetër mundësi martesës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat