Ceremonia mortore e Hueydas, Arjan Konomi ndan foton prekëse me djalin e vogël të saj

Mediale Vip

Ceremonia mortore e Hueydas, Arjan Konomi ndan foton prekëse me djalin e vogël të saj

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 07:50
Arjan Konomi ndan foton prekëse me djalin e vogël të Hueyda El Saied

Artistja e njohur Hueyda El Saied u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta pak ditë më parë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Mes personazheve të njohur që u shfaqën të prekur nga lajmi i hidhur ishte opinionisti Arjan Konomi, i cili ishte një prej miqve më të ngushtë të të ndjerës.

Në një postim prekës në rrjetet sociale, Arjan Konomi do të shkruante: “Hueyda e shtrenjtë! Ike nga kjo jetë me aq elegancë, dinjitet, mirësi dhe me buzëqeshjen tënde plot shpirt që nuk e ndave asnjëherë! Një ditë do bashkohemi përsëri diku në qiell për të qeshur e festuar, dhe për të kujtuar si kemi qenë, dhe sa bukur e me sa dashuri kemi kaluar”.

Ndërkaq dje ai ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të artistes në Luksemburg, ku ka qëndruar pranë djalit të saj të vogël, Gabrielit.

Konomi ka ndarë në rrjetet sociale disa momente me vogëlushin, të cilin e përqafon dhe e fton të përshëndesë në kamera.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat