Einxhel dhe Dagz flasin për raportin Donald- Beatrix: Semi ka ndikuar…

Mediale Vip

Einxhel dhe Dagz flasin për raportin Donald- Beatrix: Semi ka ndikuar…

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 11:27
Dagz dhe Einxhel, Beatrix dhe Donald

Raporti i Donaldit dhe Beatrixës ka bërë që komentet në shtëpinë e “Big Brother Vip” të mos mbarojnë.

Dagz dhe Einxhel kanë diskutuar dje lidhur me dyshen duke thënë se ata janë në siklet kur i shohin të gjithë.

Einxhel ka pohuar se ka qenë Semi ajo e cila ka ndikuar tek sjellja e Donaldit dhe se pëlqimi ka ekzistuar prej kohësh.

Mbrëmjen e kaluar Donald dhe Beatrix u panë të shijonin festën e Pavarësisë dhe dushin bashkë, momente këto që nuk kaluan sërish pa ngacmimin e banorëve të tjerë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat