I “shumëkërkuari” Atdhe Xheravina bëhet i gjallë: Jam në arrati

Mediale Vip

I “shumëkërkuari” Atdhe Xheravina bëhet i gjallë: Jam në arrati

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 19:59
Atdhe Xheravina

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për ndjekësit në rrjetet sociale dhe ndikimin e tyre për të qenë i famshëm dhe i suksesshëm.

Pjesë e diskutimit ishte edhe Atdhe Xheravina, ish-konkurrenti i “Përputhen” që së fundmi ka qenë në vëmendje të mediave.

Në spektaklin e mbrëmshëm në “Big Brother Vip”, emri i tij u përmend gjatë debatit Arjola-Antonela, duke u cilësuar si “mollë sherri”.

Thënë këtë, menjëherë pas përshëndetjes nga Bieta, Atdheu nuk e kurseu një koment.
 

“Mirëmbrëma Bieta se isha në arrati. Jam shumë mirë, por nuk është se eksitohem nga fama”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat