Ky është banori i eleminuar sonte nga “Big Brother VIP”

Mediale Vip

Ky është banori i eleminuar sonte nga “Big Brother VIP”

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 23:59
“Big Brother VIP”

Përveç surprizave dhe debateve, spektakli i sotëm duhet të ketë edhe një të eleminuar.

Pjesa më e madhe e banorëve kanë qenë në nominim duke ulur kështu mundësinë për të parashikuar të larguarin e rradhës.

Pas disa minutash ethe dhe tension, moderatorja Arbana Osmani tregoi emrin e banorit i cili ndërpreu zyrtarisht këtë eksperiencë.

Valon Shehu është konkurenti i cili hoqi dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 100.000 eurosh.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat