A ia ktheu Bora varësen Donaldit përmes Romeos?

Mediale Vip

A ia ktheu Bora varësen Donaldit përmes Romeos?

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 13:51
Bora Zemani

Romeo hyri mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP me varësen e njëjtë të cilën Donaldi ia dërgoi Bora Zemanit, përmes një pakoje me biskota.

Nuk dihet nëse ky është një mesazh i koduar i prezantueses e cila u mundua t’ia kthejë Donaldit varësen, pas lidhjes me Beatrix, apo të njëjtën e posedon edhe binjaku i tij.

Shikoni videon e mëposhtme ku shihet varësja e njëjtë të cilën Bora e mbajti për disa ditë me radhë në emisionin që ajo drejton.

Atë e hoqi më pas për shkak të ndodhive të fundit brenda BB VIP mes Donaldit dhe Beatrix.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat