Donaldi i vë një unazë në gisht Triksës

Mediale Vip

Donaldi i vë një unazë në gisht Triksës

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 08:44
Beatrix Ramosaj

Aktualisht mbeten çifti më i komentuar në BBV. Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj  po jetojnë një romancë dashurie.

Fillimisht mes tyre u vu re një afrimitet me të qeshura dhe me prekje, më pas erdhi konfirmimi i pëlqimit nga të dy, duke u pasuar edhe nga puthja në dasmën e improvizuar jugore.

Por pas hyrjes së Romeos në shtëpinë e “Big Brother” për t’i bërë një surprizë Donaldit, por edhe banorëve të tjerë, fansat dhe vetë Beatrix vunë re një ndryshim në sjelljen e aktorit të humorit. U duk sikur Donaldi ishte larguar paksa nga këngëtarja, por mesa duket ata janë afruar prapë bashkë.

Në faqen zyrtare të BB VIP në “Instagram” është publikuar një video ku Donaldi shfaqet teksa i dhuron një “unazë” Beatrix. Ajo po qëndronte me disa nga banorët e tjerë në oborr, kur papritmas vjen Donaldi, i cili i dhuron unazën edhe 1 puthje në buzë.

“Ok. Nuk më pyeti fare. Më mori”, dëgjohet të thotë Beatrix, teksa Donaldi u largua menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat