Justin Bieber injoron kritikat, reagon pas performancës në Arabinë Saudite

Mediale Vip

Justin Bieber injoron kritikat, reagon pas performancës në Arabinë Saudite

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 18:56
Justin Bieber

Mijëra njerëz ndoqën koncertin e Justin Bieber më 5 dhjetor në qytetin e dytë më të madh të Arabisë Saudite, Jeddah. Këngëtari kanadez ishte në mesin e një grupi artistësh që performuan teksa Arabia Saudite priti Çmimin e Madh të Arabisë Saudite të Formula 1 në Jeddah.

Bieber këndoi disa nga hitet e tij më të njohura gjatë koncertit. Gruaja e tij modele, Hailey Baldwin, postoi një video mbështetëse në Instagram. Dhe këngëtari ndau së fundmi në rrjete sociale disa foto nga performanca e tij. “Faleminderit Arabia Saudite”, shkroi ai krahas fotove.

Koncerti u zhvillua edhe kur aktivistët e të drejtave të njeriut i kërkuan Bieber të anulonte performancën e tij. E fejuara e gazetarit të vrarë, Jamal Khashoggi, i kërkoi përmes një letre publike që të hiqte dorë nga koncerti.

Hatice Cengiz kërkoi të anulonte performancën për t’i dërguar një mesazh të fuqishëm botës se "emri dhe talenti i tij nuk do të përdoren për të rikthyer reputacionin e një regjimi që vret.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat