Georgina Rodriguez fotografohet për herë të parë më barkun e rrumbullakosur

Mediale Vip

Georgina Rodriguez fotografohet për herë të parë më barkun e rrumbullakosur

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 08:31
Georgina Rodriguez

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, është parë për herë të parë me barkun e fryrë gjatë kësaj jave.

Superylli portugez dhe e dashura e tij janë në pritje të binjakëve, ndërsa çifti kanë qëndruar bashkë në palestër pas shtyrjes së ndeshjes së të martës mbrëma ndërmjet Brentfordit dhe Manchester Unitedit.

Barku i saj i fryrë është parë në reflektimin në pasqyrë prapa superyllit 36 vjeçar.

Njëherësh, barku i saj i rritur është vërejtur edhe në setin fotografik të bukuroshes për revistën Cosmopolitan.

Kujtojmë që çifti njoftoi gjatë muajit tetor se janë në pritje të binjakëve, ndërsa Ronaldo është baba edhe i katër fëmijëve të tjerë.

Cristiano Jr. është 11 vjeçar, i lindur nga një nënë surrogate, sikurse binjakët Eva dhe Matteo që kanë lindur në qershor të vitit 2017 nga një nënë surrogate. Ndërsa në nëntor të po të njëjtit vit, Georgina solli në jetë vajzën e çiftit, Alana Martina

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat