Zbuloni emrin surprizë që do bëhet pjesë e “Big Brother Vip” në 1 Janar

Mediale Vip

Zbuloni emrin surprizë që do bëhet pjesë e “Big Brother Vip” në 1 Janar

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 09:44
“Big Brother Vip”

Kishte marrë ftesë edhe më herët, ky është shqiptari i njohur që do të futet në BBV më 1 janar?! Ndërrimi i motmoteve do ti gjejë personazhet vip në një ambient tjetër, larg shtëpive e familjeve.

Personazhet të cilat tanimë janë bërë të dashur për publikun që nga tetori ndërrimin e motmoteve do ta presin brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Që nga kjo javë kanë nisur përgatitjet për spektaklin që do të jepet për natën e Vitit të Ri.

Edhe pse jemi mësuar ta shohim të martave dhe të premteve, produksioni ka vendosur që shqiptarët ta nisin ditën e parë të vitit të ri pikërisht me ‘BBV’.

Nga burimet për “Revista Ora” thuhet se në shtëpinë më të famshme të momentit, në 1 janar do të hyjë një emër i madh, që do të jetë super surprizë për banorët dhe për gjithë publikun.

Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili kishte marrë ftesë 1% nga tetori për tu bërë ftesë e BBV.

Loriku do të jetë i ftuari special i kësaj nate, por ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë në shtëpi; nëse do të jetë i ftuar apo do të qëndrojë deri në fund të këtij edicioni të ‘BBV’.

Kujtojmë që Lorik Cana ka pasur lidhje të ngushta me njërin nga ish-konkurrentët e këtij sezoni, kushëririn e tij, Granit Canën, i cili e la shtëpinë pak kohë më parë, pasi doli më pak i preferuari për publikun nga të nominuarit e asaj mbrëmje.

Gjithashtu, ajo që dihet deri tani për spekataklin e kësaj mbrëmje, është se banorët kanë nisur që tani përgatitjet për sketche, numra baleti nën drejtimin e Ilirit, intervista të ndryshme.

Nuk na mbetet gjë tjetër përveç se të presim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat