Shkurte Gashi me dedikim emocional për të birin në njëvjetorin e lindjes

Mediale Vip

Shkurte Gashi me dedikim emocional për të birin në njëvjetorin e lindjes

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 09:36
Shkurte Gashi dhe Albert Limani

Sot (e martë) ka festë në shtëpinë e këngëtares së njohur shqiptare, Shkurte Gashi.

Kjo ngase djali i saj, Mali, feston ditëlindjen e parë dhe me këtë rast nuk ka munguar një urim special nga e ëma.

Ajo thekson se ardhja e Malit në jetë ishte një emocion dhe gëzim për të gjithë familjen e tyre.

 

“Mali ynë sot feston ditëlindjen e parë! Dashuria jonë u kurorëzua me Malin e bukur! Ndjenja më e mirë që e përjetuam në jetë ishte data 21/12/2020, kjo datë që na dha epitetin prindër”, u shpreh Gashi.

“Ardhja e Malit në jetë ishte emocion dhe gëzim për gjithë familjen tonë. Mal mrekullia jonë në një vjetorin tënd urojmë që jeta jote të jetë një përrallë e bukur, ne do të jemi gjithmonë përkrah teje, deri në frymën e fundit! Gëzuar shëndet e shumë fat për ty. Të duam shumë”, ka thënë më tej ajo.

Ajo dhe partneri i saj, Albert Limani, ndërkohë kanë filluar një lidhje dashurie prej shumë kohësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat