Dua Lipa me performancë të mahnitshme në mbrëmjen gala të UNICEF

Mediale Vip

Dua Lipa me performancë të mahnitshme në mbrëmjen gala të UNICEF

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 13:14
Dua Lipa

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, pati një performancë të mrekullueshme në mbrëmjen gala të organizuar nga Luisa Via Roma në bashkëpunim me UNICEF.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova e ka dëshmuar se është e lindur në skenë për shkak të mënyrës së interpretimit e lëvizjeve skenike.

26-vjeçarja u pa duke kërcyer me shumë energji dhe gjithashtu me shumë pasion në këtë mbrëmje gala.

Megjithatë, fillimisht nuk dihej nëse krijuesja e hitit “Levitating” do jetë e pranishme në këtë eveniment.

Ajo interpretoi këngët e albumit të fundit “Future Nostalgia”, të cilin e lansoi rreth një vit më parë në një periudhë pandemie.

Zeshkania zgjodhi një palë pantallona të gjerë shkëlqyes, e një triko të shkurtër të zezë.

Lipa këto ditë ka qenë në vëmendje të tabloideve ndërkombëtare për ndarjen nga modeli, Anwar Hadid.

Dyshja kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin pas dy vitesh romancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat