Që nga tani e tutje Yll Limani nuk ka më këtë emër!

Mediale Vip

Që nga tani e tutje Yll Limani nuk ka më këtë emër!

Më: 14 janar 2022 Në ora: 13:45
Yll Limani

La Italinë për Shqipërinë dhe Beniada u bë shumë shpejt një nga banorët më të dashura brenda shtëpisë së famshme “Big Brother VIP”.

Një nga gjërat që e bën publikun ta adhurojë është edhe theksi i saj i shqipes që jo rrallë herë ka bërë gafa.

Në rrjete sociale së fundmi po bën xhiron e rrjetit një video, ku shfaqet Beniada e cila mundohet të theksojë emrin e Yll Limanit, por që i thotë “Ydhi Dhimani”.

Kjo video nuk i ka munguar as Yllit i cili ka postuar videon në llogarinë e tij në Instagram ku shkruan me humor, “Prej sot emrin e kom Ydhi Dhimani”.

Një gafë e tillë e lezetshme nuk është hera e parë që Beniada ka bërë. Ajo kishte ngatërruar edhe emrin e Butrint Imerit gjë e cila u prit me shumë humor nga artisti.

Image
Storie e publikuar nga Yll Limani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat