Debate me tona të ashpëra mes dy balerinëve në Big Brother VIP

Mediale Vip

Debate me tona të ashpëra mes dy balerinëve në Big Brother VIP

Më: 14 janar 2022 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Ilirit dhe Eltionit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Madje, menjëherë pas spektaklit të së martës mbrëma, Iliri dhe Eltioni kanë ofenduar rëndë njëri tjetrin, e gjithë kjo, pasi Eltioni i ka kujtuar Ilirit një histori që ai nuk e kishte ndihmuar vite më parë në Romë gjatë një audicioni për baletin.

Derisa ofendimet në drejtim të njëri-tjetrit nuk pushojnë, në një moment Eltioni i drejtohet Ilirit duke i thënë të rri urtë, derisa banorët tjerë tentojë ta ndërprejnë debatin mes tyre.

Ndryshe, këtë debat e kanë gjykuar edhe opinionistët e Big Brother, derisa Arbër Hajdari i ka dhënë të drejt Ilirit, duke i kujtuar Eltionit faktin se ai duhej ta mbyllte këtë gjë shumë vite më parë.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat