“Këtu e keni përgjigjen”, Efi reagon pas akuzave për operacione plastike

Mediale Vip

“Këtu e keni përgjigjen”, Efi reagon pas akuzave për operacione plastike

Më: 17 janar 2022 Në ora: 06:09
Efi

Efi është një nga konkurrentet e “Për’puthen” e cila është shënjestruar më së shumti për ndërhyrje estetike. Jo më larg se ditën e djeshme në mediat sociale u publikuan disa foto të vjetra të saj ku akuzohej se u ishte nënshtruar ndërhyrjeve të shumta.

Efi ka reaguar sonte duke publikuar në Instastory disa foto kur ka qenë e vogël, për të treguar se nuk ka ndryshuar aspak dhe se nuk ka operacione.

“Për të gjithë ju që më keni shkruajtur për operacionet e mia dhe për foton që po qarkullon. Këtu e keni përgjigjen…Përveç meje shihet qartë edhe fisi”,- ka shkruar ajo.

Efi është komentuar shumë edhe për ngjashmërinë me Bora Zemanin, si edhe Elvana Gjatën.

Image
Foto nga instagrami

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat