Fifi e penduar për largimin nga Big Brother: Mora një vendim të nxituar

Mediale Vip

Fifi e penduar për largimin nga Big Brother: Mora një vendim të nxituar

Më: 17 janar 2022 Në ora: 07:39
Fifi

Këngëtarja e njohur, Fifi, ka dhënë intervistën e parë që nga dalja e saj nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Ajo ishte në emisionin “Fan Club BB VIP”, ku ka treguar nëse do të rikthehej sërish në këtë reality show.

Fifi u shpreh se ka rënë 4 kilogramë që kur ka dalë nga BB VIP, duke qenë se brenda asaj shtëpie ishte fryrë shumë.

Më pas këngëtarja e njohur shtoi se javën e parë dhe të dytë e ka ndjekur shumë “Big Brother VIP” kur ajo ka qenë brenda shtëpisë.

“Javën e parë e kam ndjekur bajagi si shumë çdo gjë që ka ndodhur brenda kur isha unë, ndoshta dy javë. Doja me ditë se çfarë kanë thënë banorët për mua, e pastaj nuk jam marrë me gjërat e vogla. Jam munduar të merrem me gjëra më të mëdha, ti jap vetes energji pozitive”, tha Fifi.

E pyetur nëse do të kthehej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo tha:

“Dy orë pasi kam dal kam thënë do isha kthyer. Unë jam pak dash në horoskop, ose e çoj deri në fund. Duhej të hiqja dorë nga një gjë që i kisha vënë qëllim. Jam 50-50, hoqa dorë me u marrë me veten dhe mora një vendim të nxituar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat