A rrezikon sonte Beatrix largimin nga Big Brother për shkak të protokollit?

Mediale Vip

A rrezikon sonte Beatrix largimin nga Big Brother për shkak të protokollit?

Më: 18 janar 2022 Në ora: 22:00
Beatrix dhe Donaldi

“Vëllai i madh” në një mision të fshehtë për Donal dhe Beatrix, ku  ata duhet të tregonin vazhdimisht se marrëdhënia mes tyre nuk po shkonte siç duhej. Por, Egzona Rafuna, është prekur jashtë mase nga kjo situatë.

Për disa ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është vënë re një sjellje e çuditshme e Beatrixës kundrejt Egzonës. Ajo ka nisur të kapej me moderatoren nga Kosova për shkak të afrimitetit që pati me Donaldin dhe kjo gjë shkaktoi shumë diskutime.

Egzona bashkë me banorët e tjerë e kanë diskutuar këtë gjë dhe nuk e kuptonin aspak sjelljen e këngëtares. Beatrix dhe Donald krijuan situata dramatike me njëri-tjetrin duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe duke e bërë sa më të besueshme.

Egzona e shqetësuar nga krisja e tyre, është përpjekur t’i ndihmojë por këngëtarja ka debatuar me të dhe e ka bërë të ndihej keq. Kur të gjithë ndodheshin në sallon, Beatrixa ka lexuar zarfin e madh duke zbuluar kështu të misionin e tyre të fshehtë. Në ato çaste Egzona është larguar drejt dhomës duke shpërthyer në lot.

Këngëtarja vrapoi drejt saj duke i kërkuar falje për mënyrën e të sjellurit duke i treguar se nuk kishte pasur zgjidhje tjetër. Gjithashtu dhe Donaldi tregoi se ai është përpjekur gjatë gjithë kohës ti japë sinjale se po bëjnë thjesht një lojë.

Por në rrjet po qarkullon një video ku Arbana Osmani lexon vendimin e Big Brother VIP për lojërat që cënojnë shëndetin psikologjik të banorëve. Fansat shprehen se produksioni duhet të përjashtojë Beatrix pasi ajo ka shkuar më shumë se çduhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat