“Pasha kryt e mamit dal me ty javën tjetër..”, pse Beatrix nuk doli pas Dagzit?

Mediale Vip

“Pasha kryt e mamit dal me ty javën tjetër..”, pse Beatrix nuk doli pas Dagzit?

Më: 19 janar 2022 Në ora: 14:10
Dj Dagz dhe Beatrix

Mbrëmë banori i dytë i eleminuar ishte Dj Dagz, i cili pas një zingjiri të nisur nga Beatrix Ramosaj në dyshen e fundit ngeli me të dashurën e tij Einxhel Shkira.

Nga një televotim që u hap për pak minuta, Dj Dagz ishte më pak i votuar, kështu banori nga Kosova la përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP.

Por, pas daljes, tani në internet po qarkullon video e Beatrix Ramosaj, e cila thoshte që po u largua Dagz do ta bënte dhe ajo një gjë të tillë, derisa për këtë deklaratë ajo pati debatuar edhe me Donaldin, të dashurin e saj.

@andreaaaaaaa80

 

♬ suono originale - andreaaaaaaa80 ✔

 

“Pasha krytë e mamit dal me ty javën tjetër, pasha qit’ natë”, tha Beatrixa e cila jo vetëm nuk e shpëtoi Dagzin në zingjirin e nisur nga ajo, por edhe nuk i qëndroi prapa kësaj deklarate.

Theksojmë se të nominuarit e kësaj jave janë Beatrixa, Einxhel dhe Donald, nominim ky si pasojë e hapjes së kutisë së Pandorës nga banori i ri, Arbëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat