Dagz u eleminua nga Big Brother, Donaldi tregon pse nuk e shpëtoi

Mediale Vip

Dagz u eleminua nga Big Brother, Donaldi tregon pse nuk e shpëtoi

Më: 19 janar 2022 Në ora: 19:12
Donaldi, Dagz

Duke qenë se Beatrix Ramosaj e ka kryer me sukses misionin e fshehtë që i kishte dhënë “Vëllai i Madh”, ajo kishte një detyrë mjaft të rëndësishme për nominimet. Këngëtarja nisi një zinxhir shpëtim dhe dy të fundit që do ngelnin do dilnin menjëherë në televotim. E ishin pikërisht Dj Dagz dhe Einxhel, dy banorët që nuk u shpëtuar.

Dhe nga ky televotim u eliminua Arbëri, i cili la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Beatrix nuk është ndjerë mirë nga ky fakt dhe është ndjerë fajtore.

Nga ana tjetër, Donaldi ka zbuluar se pse nuk ka shpëtuar mikun e tij, pasi e dinte se do të shpëtonte Einxhel.

“Tani të jem i drejtë, ta them tamam, kupton? Kur ka qenë herë të tjera unë e kam zgjedhur, PM dhe Dagz i kam zgjedhur gjithmonë. Po nuk ka se si kërkon Einxhel llogari se pse nuk shpëtuam Dagz. Sepse unë prej saj nuk e kam zgjedhur. Kaq. Plus thashë të dalë sërish Tani në nominim, pse? Dagz ishte çun fantastik, por kur bëja debat me Einxhel ai ndërhynte, e ndjeja veten në siklet. Mundohesha të ruaja marrëdhënien”, thotë Donaldi teksa bisedonte me Beatrix.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat