U tha se ishte lidhur me Kanye për para, reagon Julia Fox për herë të parë!

Mediale Vip

U tha se ishte lidhur me Kanye për para, reagon Julia Fox për herë të parë!

Më: 23 janar 2022 Në ora: 06:30
Kanye West, Julia Fox

Julia Fox, partnerja e Kanye West foli kundër njerëzve që pretendojnë se ajo po del me të dashurin e saj “për para”, gjatë një episodi të ri të podcast-it të saj.

Julia Fox nuk po lejon që vëmendja negative që po merr për lidhjen e saj të re me Kanye-n ta shqetësojë. Aktorja foli për kritikat që disa njerëz po i bëjnë asaj dhe pretendimet se po takohet me reperin vetëm “për para”, në episodin e fundit të podcast-it të saj, i cili u publikua më 21 janar.

Komentet erdhën pasi ajo filloi të flasë për mënyrën se si ajo ka evoluar që kur kërkonte vëmendje vite më parë.

“Është qesharake sepse po marr gjithë këtë vëmendje, por vërtetë që nuk më intereson”, tha Julia gjatë episodit. “Njerëzit thonë ‘Ju jeni bashkë vetëm për famën, ju jeni bashkë për pushtetin, për paratë. ‘ Zemër, unë kam dalë me miliarderë gjatë gjithë jetës sime, le të tregohemi të sinqertë.”

Më tej ajo shtoi se i intereson vetëm të krijojë art dhe jo për negativitetin që mund të sjellë të qenit në sy të publikut. “Shikoni filmin tim, lexoni librin tim,” tha ajo. “Kjo është më emocionuese për mua tani sesa t’i keni sytë të unë. Nuk më intereson fare.”

Përveçse foli për vëmendjen që ajo dhe Kanye kanë marrë, Julia përmendi një darkë të fundit që ajo dhe krijuesi i “Jesus Walks” kishin pasur me të famshëm të tjerë, përfshirë Madonën. “Kishte shumë gjëra që po ndodhnin. Madonna ishte aty. Unë në fakt duhej të isha në darkë vetëm me Madonna-n, kur të gjithë këta të famshëm të tjerë erdhën papritur,” tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat