Flet për herë të parë vëllai i Ilirit, si e sheh lojën e balerinit dhe kë sheh konkurrentë të fortë

Mediale Vip

Flet për herë të parë vëllai i Ilirit, si e sheh lojën e balerinit dhe kë sheh konkurrentë të fortë

Më: 23 janar 2022 Në ora: 07:39
Ilir Shaqiri

Olti Shaqiri, vëllai i Ilirit, i cili është komentuar shpesh për lojën e tij në Big Brother VIP ka folur për “Wake Up”.

Ai u shpreh se u shqetësuan pas debatit me Einxhel për historinë që tregoi për tradhtinë e gruas. Sipas Oltit, familja është pika e dobët e Ilirit dhe vetëm aty e humb durimin.

“E vetmja gjë që ndodhi ishte kur pati debat në Prime me Einxhel për familjen. Ilirin nuk e cënon asgjë derisa i prek familjen, ashtu si cdo prind, bëhet nevrik. Është pika e tij e dobët ku humb durimin”, tha Olti.

Image
Ilir dhe Olti Shaqiri

Për konkurrentin më të fortë, Olti përmendi emrin e Arjolës dhe Donaldit.

Vajza e Ilirit gjithashtu komentoi në “Shqipëria Live” se Arjolën e pëlqente dhe e konsideron konkurrente të fortë, gjithashtu edhe Donaldin, pavarësisht se këtë të fundit nuk e pëlqen.

Në nominim janë Donald, Beatrix dhe Einxhel dhe Iliri i ka thënë Donaldit se mendon se del Einxhel. Ai gjithashtu i shprehu Donaldit se pavarësisht të metave, ai është një djalë i dashur.

Ka gjithashtu aludime se sot nuk del askush nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, por shumica e sondazheve kanë nxjerr Beatrix si më pak të preferuar dhe se e duan jashtë.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat