Egzona i zë vendin Trixës, ja çfarë bëjnë bashkë me Donaldin

Mediale Vip

Egzona i zë vendin Trixës, ja çfarë bëjnë bashkë me Donaldin

Më: 23 janar 2022 Në ora: 12:06
Beatrix, Donald dhe Egzona

Trixa nuk është më në Big Brother Vip.

Kjo për shkak të Arbrit i cili falë kutisë së Pandorës çoi në nominim Trixën, Donaldin dhe Einxhel.

Pas më shumë se 100 ditësh Trixa doli e përlotur nga formati ku edhe nisi lidhjen e dashurisë me Donaldin.

Me hyrjen e banorëve të rinj Egzona Rafuna ishte ajo që u rrinte të dyve afër, e tani ajo është bërë e afërt me Donaldin.

Hiq me larg se dje ditën ajo i përgatiti mëngjesin meqë pas daljes së Trixës ai nuk ndihej mirë.

Derisa më vonë ajo dhe Donaldi u bënë bashkë për ta frikësuar Monikën.

Kujtojmë se edhe Beatrix kështu fillimisht kishte nisur të shoqërohej me aktorin duke bërë shaka bashkë në shtëpi.

 

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat