Vjen reagimi i parë i Alvisës, pas ndarjes nga Bashkimi

Mediale Vip

Vjen reagimi i parë i Alvisës, pas ndarjes nga Bashkimi

Më: 24 janar 2022 Në ora: 21:51
Bashkimi, Alvisa dhe Bushi

Alvisa ka reaguar në rrjetet sociale pas ndarjes nga Bashkimi.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Alvisa ka shkruar: Ku kanë arrit.

Por menjëherë pas disa minutash, ish-konkurrentja është penduar dhe e ka fshirë postimin.

Edhe pse ish-konkurrentja nuk është shumë e qartë në postimin e saj, ndarja mes çiftit është pak por e sigurt.

Kujtojmë se Alvisa dhe Bashkimi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, e cila ishte shoqëruar me shumë dinamika, skandale dhe ngjarje të njëpasnjëshme. Lajmin për ndarjen e ka konfirmuar Bashkimi në një postim në rrjetet sociale.

Por ndërkohë pas këtij postimi nuk ka munguar dhe reagimi i ish të dashurit të Alvisës, Hysenit. Ky i fundit ka shkaktuar tepër debate të rënda në studion e Për’puthen, teksa pas akuzave ai është larguar nga programi.

“Gënjeshtra dhe mashtrimi kanë një date skandence. E vërteta mbetet e vërtetë edhe nëse askush nuk e beson. Gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe pse të gjithë e besojnë.”- ka shkruar Hyseni pas ndarjes së çiftit Bashkim- Alvisa.

Mos vallë postimi i Alvisës lidhet me reagimin që ka bërë Hyseni për të, apo fshihet diçka tjetër pas. Kjo mbetet për t'u konfirmuar në ditët në vijim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat