Monika bën deklaratën e fortë për njërin nga banorët: Është gati t’i shkelë të gjithë me këmbë

Mediale Vip

Monika bën deklaratën e fortë për njërin nga banorët: Është gati t’i shkelë të gjithë me këmbë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 16:43
Monika Lubonja

Publiku dhe disa prej banorëve e shohin Ilir Shaqirin si një nga pretendentët kryesorë për të fituar "Big Brother VIP".

Sipas Monika Lubonjës, ai është gati t'i shkelë të gjithë me këmbë vetëm e vetëm për të fituar.

“Atij i është dashur të bëj një jetë të vështirë që kjo lojë që po bën këtu brenda të mos i duket asgjë, është gati t'i shkelë të gjithë me këmbë. Ai ka vetëm një qëllim, të fitojë “Big Brother”, është shprehur aktorja gjatë një bisede me Egzonën dhe Donaldin.

Kujtojmë se Monika dhe Iliri ishin miq në fillim, por kohët e fundit marrëdhënia e tyre është prishur. Dyshja janë përplasur shpesh me njëri-tjetrin. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat