Këngëtarja e hitit të famshëm do të prezantojë Eurovision 2022

Mediale Vip

Këngëtarja e hitit të famshëm do të prezantojë Eurovision 2022

Më: 28 janar 2022 Në ora: 11:16
Eurovision

Eurovision pritet të mbahet në Itali.

Tashmë e dimë se “Eurovision 2022” do të mbahet në Torino, si rrjedhojë e fitores së Maneskin vitin e kaluar.

Ajo që nuk dihej ende me siguri është se kush do ta prezantojë eventin e rëndësishëm europian,

Bëhet fjalë pikërisht për treshen e njohur, Laura Pausini, Alessandro Cattelan dhe Mika që do të jenë ndër prezantuesit e ceremonies.

Megjithatë, lajmi zyrtar pritet të shpallet në fillim të shkurtit në festivalin e “Sanremo”-s.

Thashethemet për treshen kanë qarkulluar prej muajsh dhe sipas mediave italiane, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan kanë nënshkruar tashmë kontratat e tyre, me përjashtim të këngëtarit britanik, Mika, i cili e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e tij, edhe pse thuhet se tashmë është gati të nënshkruajë kontratën.

Njoftimi zyrtar pritet të vijë në natën e dytë të “Sanremo”-s, ku këngëtarja Pausini thuhet të jetë planifikuar të shfaqet si e ftuar speciale.

Rikujtojmë se, për sa i përket vendit tonë, këtë vit do të prezantohemi me “Sekreti” nga Ronela Hajati. Do të jetë pikërisht kjo këngë e cila do të hapë natën e parë të gjysmëfinales së “Eurovision”-it, teksa Ronela ka njoftuar se ka filluar përgatitjet e saj për të përditësuar këngën, e të sjellë versionin më të bukur për të gjithë.

Ndryshe, prezantuesja e Eruovision Laura Pausini është edhe këngëtarja e hitit “Viveme”, këngë e dëgjuar mjaft edhe në Kosovë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat