Chris Brown akuzohet për drogimin dhe përdhunimin e një gruaje në një jaht

Mediale Vip

Chris Brown akuzohet për drogimin dhe përdhunimin e një gruaje në një jaht

Më: 29 janar 2022 Në ora: 06:54
Chris Brown

Chris Brown akuzohet për drogimin dhe përdhunimin e një gruaje dhe është paditur për 20 milionë dollarë. Sulmi i supozuar thuhet se ka ndodhur në një jaht më 30 dhjetor 2020 në Majami. “Radio 1 Newsbeat” ka kontaktuar menaxhmentin dhe kompaninë diskografike të Chris Brown për koment, por ata ende nuk janë përgjigjur.

Chris Brown me sa duket është përgjigjur në historinë e tij në Instagram, duke sugjeruar se është duke u paditur për shkak se po publikon muzikë të re. Padia është ngritur nga një balerinë dhe muzikante profesioniste e paidentifikuar, i cila në dokumentet ligjore përmendet vetëm si “Jane Doe”. Dokumentet detajojnë pesë akuza të veçanta kundër këngëtarit si sulm seksual, shkelje të Statutit të Dhunës Gjinore, shkaktim i qëllimshëm i shqetësimit emocional, shkaktim nga pakujdesia i shqetësimit emocional dhe burgim të rremë.

Gruaja pohon se “ka frikë për jetën dhe karrierën e saj” raporton “BBC”. Ajo thotë se ishte e ftuar në një jaht nga reperi dhe producenti Diddy, ku ndodhi ngjarja e supozuar. Sipas dokumentit, të parë nga “Newsbeat”, gruaja pretendon se asaj i’u ofruan pije nga Brown pasi mbërriti dhe më vonë ndjeu “një ndryshim të papritur dhe të pashpjegueshëm në vetëdije”.

Ajo pretendon se ajo u bë “e çorientuar, e paqëndrueshme fizikisht dhe filloi të bjerë e të mos flinte”, përpara se të çohej në një dhomë gjumi ku Brown dyshohet se e zhveshi dhe e përdhunoi. Thuhet se Brown e kishte kontaktuar gruan të nesërmen, duke i thënë asaj të merrte një kontraceptiv urgjent. “Newsbeat” gjithashtu ka tentuar të kontaktojë përfaqësuesit e Diddy, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat