Egzona pas eliminimit tregon se çfarë do të ndryshonte në lojën e saj

Mediale Vip

Egzona pas eliminimit tregon se çfarë do të ndryshonte në lojën e saj

Më: 29 janar 2022 Në ora: 07:19
Egzona

Egzona ka lënë  shtëpinë e ‘’Big Brother’’ si e eleminuara e sotme.

Mes emocionesh ajo nuk e ka fshehur mërzinë që nuk arriti të vazhdonte rrugëtimin e saj.

Pasi dëgjoi edhe komentet e opinionistëve dhe ish-banorëve, Egzona rrëfeu se mund ta ketë penalizuar raporti i krijuar me Donaldin.

Gazetarja nuk harroi të tregonte edhe vështirësinë që ka patur për tu përshtatur me banorët e vjetër.

‘’Nëse do mund të ndryshoja diçka do ishte të refuzoja të hyja në këtë fazë të lojës. E kam vuajtur shumë distancën me banorët e tjetër, për ata isha gjithmonë e reja’’,- tha ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat