Nga mashtrimi i Bora Zemanit, te veprimi që ka bërë Bashkimi para ndarjes, Hyseni i tregon të gjitha

Mediale Vip

Nga mashtrimi i Bora Zemanit, te veprimi që ka bërë Bashkimi para ndarjes, Hyseni i tregon të gjitha

Më: 29 janar 2022 Në ora: 07:29
Hysen Ramaj, Bora Zemani

Hysen Ramaj ka dhënë intervistë, ku ndër të tjera ka folur dhe për eksperiencën e tij në “Për’puthen”.

Ai ka treguar për një mashtrim të prezantueses Bora Zemanit, në bashkëpunim me produksionin. Sipas Hysenit kur Bora ka thënë se Alvisës i erdhi një mesazh me një video, ku i kërkohej të dilte nga programi ky është komplet mashtrim se po të kishte ndodhur dhe po ta kishte parë vërtetë Bora në celularin e saj ata do ta tregonin si çdo gjë tjetër që tregojnë.Po e vërteta sipas tij është se ata nuk treguan kurrë asnjë provë.

Hyseni tregoi se familjarët e Bashkimit e telefonuan para se Bashkimi të ndahej.

“Më është marrë edhe mua një vendim përpara se të ndodhte çka ka ndodhur. Më është bërë një telefonatë nga familjarët e djalit”,- tha ai. 

Sipas Hysenit , ai ndihet shumë i sigurt se Alvisa u mësua nga autorja për pjesën e dhunës dhe se gjithçka është skenuar prej saj. Sipas tij ai me Alvisën nuk e kanë diskutuar kurrë temën e dhunës sa kanë qenë në lidhje.

Ai mendon se ajo dëshironte t’i mbante personazhet në program përpos mashtrimeve dhe përdori dhunën për të dalë nga situata.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat