Meridiani tha se futi informacion nga jashtë, reagon Elgit Doda

Mediale Vip

Meridiani tha se futi informacion nga jashtë, reagon Elgit Doda

Më: 29 janar 2022 Në ora: 07:40
Elgit Doda

Gjatë spektaklit të “Big Brother VIP”, Meridiani diskutoi për informacionet nga jashtë. Ai tha se informacione nga jashtë kanë hyr pafund.

Meridiani përmendi 20 mijë lekshin e Donaldit, gjithashtu edhe Elgit Dodën, i cili sipas tij komunikoi te veshi me Donaldin.

Elgiti reagoi me disa story në mënyrë ironike:

Këngëtari i njohur Elgit Doda ka shprehur disa herë hapur mbështetjen dhe suportin për mikun e tij Donald Veshaj gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP Albania”. Ai gjithashtu ka krijuar një triologji këngësh që kanë qenë të shkruara dhe ideuara në bashkëpunim me Donaldin, i cili, në fillim të hyrjes së tij në format, i ka trajtuar si këngë dedikuar ish të dashurës së tij, Bora Zemanit.

Tashmë, këngëtari ka njoftuar publikimin e këngës së tretë dhe përmbyllëse para disa kohësh, ndërkohë që ditën e sotme na ka zbuluar disa detaje për mënyën se si kjo triologji do të përfundojë.

Ai ka postuar një story në llogarinë e tij të “Instagram”, ku ka shkruar:

“Një dashuri toksike që ti e kërkon dhe i thu a ku je jee… Ama në fund kupton që ajo dashuri nuk është për ty…

Fundi i një triologjie…

Së shpejti…”,- ka shkruar kantautori Elgit Doda. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat