Kanye West: North është në TikTok pa miratimin e tij

Mediale Vip

Kanye West: North është në TikTok pa miratimin e tij

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 06:59
Kanye West, North, Kim Kardashian

Kanye West ka pohuar se vajza e tij North po futet në TikTok ‘kundër vullnetit të tij’ në një postim të ri që bëri në Instagram duke ndezur edhe më shumë dramë mes tij dhe ish-gruas së tij, Kim Kardashian.

Herët në mëngjes të së premtes (4 shkurt), reperi 44-vjeçar shpërndau një foto të North-it, tetë vjeç, në Instagram duke pyetur në mbishkrimin: “Meqenëse ky është divorci im i parë, duhet të di se çfarë duhet të bëj që vajza ime futet në TikTok kundër vullnetit tim?’.

Kjo vjen vetëm një muaj pasi Kanye deklaroi se ai nuk donte që North të shfaqej në platformën e mediave sociale, duke thënë.

Postimi tregon një filmim të North në një video të TikTok që u postua në këtë rrjet social tre ditë më parë nga llogaria zyrtare e saj, të cilën e ndan me nënën e saj Kim.

Llogaria ‘Kim and North’ aktualisht ka 5.5 milionë ndjekës dhe përmban një numër videosh me North dhe Kim.

Llogaria përcakton në bio se ajo ‘menaxhohet nga një i rritur, që me sa duket nga nëna e saj’, shkruan DailyMail.

Në videon origjinale, si North ashtu edhe nëna e saj Kim shfaqen duke lëvizur kamerën dhe duke sinkronizuar buzët me një këngë, që grumbulloi mbi 1.4 milionë pëlqime nga fansat.

Kjo është një tjetër temë që nxit telasheve mes ish-çiftit, të cilët aktualisht po ndajnë kujdestarinë e pesë fëmijëve të tyre North, tetë vjeç, Saint, gjashtë, Çikago, katër dhe Psalm, dy.

Muajin e kaluar, Kanye dha një intervistë me Hollywood Unlocked, ku la të kuptohet se Kim, 41 vjeç, në një farë mënyre po e pengonte ose po e bënte të vështirë për të që të shihte fëmijët e tyre.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk donte që vajza e tij të ishte në TikTok.

“Mos i vendos vajzës time buzëkuq në TikTok, ose mos e postoni fare atë në TikTok, nëse unë nuk jam aty për ta miratuar këtë”, tha ai.

Në temën e qasjes me fëmijët e tij, reperi tha se ‘asnjë sigurim’ do të ‘do të futet mes tij dhe fëmijëve.

Kjo sepse reperi pohoi se sigurimi i Kim-it e kishte penguar atë të vizitonte North në ditëlindjen e saj më të fundit, kur ai ishte ndaluar në portë.

Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye në shkurt të vitit të kaluar dhe marrëdhëniet mes ish-çiftit fillimisht shkonte mirë, madje ylli televiziv ndihmoi reperin të promovonte albumin e tij të fundit “Donda”.

Megjithatë, gjërat u përkeqësuan pasi Kim filloi romancën me yllin e SNL, Pete Davidson.

Pavarësisht se Kanye po ashtu filloi lidhjen me aktoren e “Uncut Gems”, Julia Fox, reperi vazhdimisht ka folur për marrëveshjen e kujdestarisë së tyre me fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat