Arbër Hajdari mendoi se po zbulonte një sekret, Donaldi e ndërpret: E dinim këtë

Mediale Vip

Arbër Hajdari mendoi se po zbulonte një sekret, Donaldi e ndërpret: E dinim këtë

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 08:46
Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari

Dy opinionistët e "Big Brother Albania Vip", Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku, mbrëmjen e sotme u ftuan nga banorët për darkë brenda shtëpisë.

Hyrja e tyre ka sjellë një atmosferë të re në shtëpi dhe banorët duken se po e shijojnë shumë edhe duke i ngacmuar herë pas here.

Në një moment, Arbri nisi t’u tregonte banorëve një ngjarje nga jashtë, që ata nuk e dinë. “Ore, po t’ju them unë juve se Sali Berisha po përpiqet t’i marrë partinë Lul Bashës?” – tha ai.

Por, ishte Donaldi ai që e ndërpreu menjëherë duke thënë se këtë gjë e dinin. “Po jooo, se kjo dihej, nisi si temë para se të hynim ne këtu” – u shpreh aktori.

Kujtojmë se Big Brother Albania VIP tashmë ka hyrë në fazën e fundit, pasi vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe në 18 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat