Mblesëria e suksesshme e Kledi Hysës, si e njohu Fifin me kushëririn milioner

Mediale Vip

Mblesëria e suksesshme e Kledi Hysës, si e njohu Fifin me kushëririn milioner

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 14:16
Fifi dhe Adisi

Ndërkohë që këngëtarja Filloreta Raçi (Fifi) dhe Adis Patushi janë në fazën fillestare të lidhjes ku çdo detaj përbën lajm, kuriozitet ngjall edhe pjesa e nisjes së historisë, aspekt ky për të cilin dihet pak në publik momentalisht.

Gjithçka duket të ketë rrjedhur shumë shpejt, por ndjekësit në rrjet janë të bindur se e kanë gjetur mblesin e këtij raporti. Fjala është për ish-banorin e “Big Brother VIP”, Kledi Hysin, i cili është kushëriri i djalit milioner, Adi Patushi.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme, Fifi dhe Kledi u shfaqën mjaft të afërt si miq në dreka e darka apo edhe në jetë nate. Kjo ka qenë dhe periudha kur Fifi është njohur nga afër me Adisin, i cili është jo vetëm kushëri i Kledit, por edhe shok i tij, pasi gjithmonë janë parë bashkë prej vitesh.

Kledi është shfaqur në rrjete sociale me Fifin dhe Adisin, duke paralajmëruar një sipërmarrje të re, klub lojërash elektronike, një ortakëri e të dyve. E tashmë Fifi ka zyrtarizuar lidhjen me Adisin, i njohur si ish-burri i Adrola Dushit.

Një puthje në buzë konfirmoi lidhjen e çiftit, duke u shndërruar në kryefjalën e mediave rozë. Por pas shumë reagimeve, më në fund ka reaguar edhe Granit Cana, për të cilin Fifi shfaqi afeksion brenda BBVIP.

Ish-banori i “Big Brother” ka tërhequr vëmendjen me postimin në “Instastory” ku shkruan: “Kush është fals ose real, tani duket shumë qartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat