“Ka qenë kameleon me të gjitha ngjyrat”/ Arjola tregon strategjitë e Einxhelit

Mediale Vip

“Ka qenë kameleon me të gjitha ngjyrat”/ Arjola tregon strategjitë e Einxhelit

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 08:14
Arjola, Einxhel

Aktorja e njohur, Arjola Demiri, ishte mbrëmë e pranishme në emisionin “Big Brother Fan Club”, ku analizoi lojën e katër finalistëve.

Kur ishte radha e moderatores, Einxhel Shkira, Arjola u shpreh se “ajo ka qenë kameleon me të gjitha ngjyrat aty brenda”.

“Ka treguar që është shumë e fortë, shumë luftarake, me strategji. E ka studiuar shumë mirë ‘Big Brother-in’ nga jashtë. Që kur ka ardhur ka dashur t’u japë forcë vajzave brenda, e ka bërë dhe me mua”, tha Demiri.

Aktorja shton se strategjia e moderatores është të luftojë me njerëz të fortë aty brenda, duke u përballur me ta dhe dinamikat. “Mendoj se mënyra më e mirë për të mbrojtur idenë për të cilin ka ardhur, është ky”, shprehet Arjola.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat