Meridian Ramcaj tregon për herë të parë të vërtetat e përplasjes me Romeo Veshajn

Mediale Vip

Meridian Ramcaj tregon për herë të parë të vërtetat e përplasjes me Romeo Veshajn

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 00:39
Meridian Ramcaj

Pas daljes së tij nga shtëpia e Big Brother Vip Meridian Ramçaj ka pasur disa përplasje dhe debate të forta, ku një ndër më të komentuarit ka qenë ai me Romeo Veshaj, binjaku i Donaldit.

Ai zbuloi për herë të parë të vërtetat për moderatoren Anila Çela.

“Pas një statusi që bëra papritur më erdhi një telefonatë që më kërkoi të takohesha. Absolutisht po i thash mund të takohemi, se ne veriorët e kemi pak pjesën e krenarisë. Kjo ishte pjesa më e bukur, iu përgjigja telefonatës me shumë qytetari, dhe pas 30 minutave më ndodhi e njëjta gjë si në shtëpi, pabesia nga mbrapa. Më pas u bë një status denigrues ndaj meje, dhe u prek ajo pjesa që unë di të reagoj dhe di si t’i nxjerr njerëzit nga vetja”- u shpreh Meridiani

Moderatorja: Ti e mësove kush ishte personi pas telefonit?

Meridian Ramcaj: Po ishte Romeo dora vetë.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat