Zbulohet befasia, ja çka do të ndodhë me banorët e “Big Brother VIP” pas spektaklit

Mediale Vip

Zbulohet befasia, ja çka do të ndodhë me banorët e “Big Brother VIP” pas spektaklit

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 20:12
Banorët e Big Brother

“Vëllai i Madh”, ka përgatitur befasi të shumta për banorët dhe ish-banorët në natën finale.

Burimet bëjnë me dije se përveç suprizës për balerinin, Ilir Shaqiri dhe aktorin, Donald Veshaj, do ketë edhe befasi tjera.

Menjëherë, pas shpalljes së fituesit të këtij edicioni special të “Big Brother VIP”, fituesi  me tre finalistët, bashkë edhe me ish-banorët do të hyjnë në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Megjithatë, hyrja e tyre nuk do të jetë e shfaqur për publikun, sepse do të fiken kamerat e regjistrimit të cilat gjatë këtyre muajve kanë kapur çdo moment të banorëve gjatë qëndrimit brenda.

Kujtojmë se, finalistët e këtij spektakli “VIP”, janë Ilir, Donald, Einxhel dhe Beniada.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat