Beniada flet për Ardit Çunin: Nuk ka shans që ne të dy të lidhemi

Mediale Vip

Beniada flet për Ardit Çunin: Nuk ka shans që ne të dy të lidhemi

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 22:48
Beniada

Një nga temat që u diskutua në masë të madhe në Big Brother VIP ishte edhe marrëdhënia e Ardit Çunit me Beniada Nishanin.

Kjo pasi dyshja kishin afrimitet të madh në nisje të programit, por që është ndërprerë me daljen e këngëtarit nga formati.

Megjithatë, artisti i njohur ka folur shpesh për Benin gjatë paraqitjeve të tij televizive.

Modelja ditën e sotme (e diel) ishte e ftuar në “E diell”, ku i është përgjigjur një sërë pyetjesh mbi dinamikat e BBV.

Një ndër to ishte edhe raporti me Arditin, teksa u pyet lidhur me deklaratat e këngëtarit për të.

Aktorja e “Loro” u shpreh se midis tyre nuk ekziston asgjë dhe asnjëri nuk ka pasur ndonjë pëlqim apo interes për tjetrin.

Tutje, biondja shtoi se midis tyre ka vetëm miqësi, pasi Arditi është një shok shumë i mirë për të.

“Arditi më duket sikur po fle akoma me biberon në gojë, sepse nuk kemi pasur asnjëherë asnjë gjë. As ai nuk ka pasur ndonjë pëlqim ndaj meje dhe as unë nuk kam interes për të. Është një shok shumë i mirë por nuk ka shans që ne të dy të lidhemi”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat