Në ditëlindjen e 36-të, Big Mama befasohet me një veturë të tipit Hyundai

Mediale Vip

Në ditëlindjen e 36-të, Big Mama befasohet me një veturë të tipit Hyundai

Më: 1 mars 2022 Në ora: 00:56
Big Mama

Këngëtarja e njohur nga Maqedonia, Big Mama, feston sot (e hënë) ditëlindjen.

Artistja, e lindur si Besiana Kasami më 28 shkurt të vitit 1986, mbush plot 36 vite jetë.

Me rastin e ditëlindjes, ajo ka marrë urime e dedikime të shumta nga miqtë, familjarët e të afërmit.

Megjithatë, një dhuratë speciale po ashtu iu bë në këtë përvjetor të lindjes – një makinë e tipit Hyundai.

“Dhurata më e mirë e ditëlindjes”, ka shkruar ajo.

Përgjatë gjithë karrierës, ajo ka sjell këngë e bashkëpunime të ndryshme me yje të njohur të skenës.

Krahas profesionit të këngëtares, Big Mama njihet edhe si moderatore e po ashtu edhe sipërmarrëse e suksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat