Pm dhe Dagz bëjnë tatuazhin e njëjtë në transmetim “live” në emision

Mediale Vip

Pm dhe Dagz bëjnë tatuazhin e njëjtë në transmetim “live” në emision

Më: 6 mars 2022 Në ora: 14:03
Dagz dhe PM

Ndër emrat më të komentuar që hyrja e tyre në "Big Brother VIP", janë padyshim edhe dy Dj-të nga Kosova.

Së fundi ata kanë qenë të ftuar edhe në emisionin “Why Not”.

Dyshja tashmë e njohur kanë folur për eksperiencë e tyre në shtëpinë e famshme dhe dy partneret, Sarah Berishën dhe Einxhel Shkira.

Por, përgjatë emisionit moderatorja e njohur u ka kërkuar që ata të mbajnë një premtim të cilin e kishin dhënë edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBV”.

Ata kanë mbajtur premtimin dhe në transmetim “live”, kanë bërë tatuazhin.

“I’ts PM to the DAGZ now ( Janë PM dhe DAGZ tani)”, shkruhej në tatuazhin e dy DJ-ve, një shprehje të cilën ata e përdorin edhe në performancat dhe projektet e tyre të përbashkëta muzikore.

Pas daljes nga “BBV” dyshja kanë lansuar këngën “Hana” në bashkëpunim me këngëtaren, Fifi, që u prit mirë nga publiku.

Edhe pse nuk arritën t’i afrohen finales së “BBV”, ata kanë arritur të fitojnë simpatinë e publikut.

Image
Pm dhe Dagz bëjnë tatuazhin e njëjtë

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat