S’i kishte menduar kurrë ndërhyrjet plastike, aktorja rrëfen pse vendosi të bëjë liposucion

Mediale Vip

S’i kishte menduar kurrë ndërhyrjet plastike, aktorja rrëfen pse vendosi të bëjë liposucion

Më: 10 mars 2022 Në ora: 19:19
Amy Schumer

Aktorja Amy Schumer ndau një moment delikat në një intervistë të re, ku zbuloi se vendosi t’i nënshtrohet liposucionit, pasi filloi të "lodhej" duke parë trupin e saj.

“Nuk ka të bëjë me nevojën për t'u kritikuar, sepse unë kurrë nuk kam qenë e famshme për të qenit sexy, por kisha arritur në një pikë që isha lodhur duke e parë veten në pasqyrë,” tha 40-vjeçarja për The Hollywood Reporter.

Schumer më parë ka rrëfyer se nuk kishte menduar kurrë për të bërë operacione plastike, por ndryshoi mendje pas heqjes së mitrës dhe apandesitit për të luftuar endometriozën.

“U shërova dhe mendova, a mund të kryej lipo? E bëra dhe po ndihem shumë mirë," tha Schumer në atë kohë.

Në intervistën e saj të fundit, komediania shprehet se ajo nuk besonte se do të ishte në gjendje ta mblidhte natyrshëm atë zonë, duke ndryshuar stilin e jetesës apo të bënte më shumë shëtitje. Schumer shton gjithashtu se nuk është penduar për procedurën dhe preferon të jetë transparente me fansat e saj, ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të saj.

"Të gjithë ata që shfaqen në kamera po e bëjnë këtë gjë, unë thjesht doja të tregoja realitetin për të," tha ajo.

Aktorja gjithashtu theksoi dëshirën për të qenë e sinqertë me publikun gjatë udhëtimit të saj në podcastin "Dear Chelsea", të Chelsea Handler, javën e kaluar. Amy rrëfeu se dëshiron që kushdo që ta shohë dhe të kuptojë se ajo duket më e hollë, ta dijë se është rezultat i një operacioni, sepse gjithmonë dëshiron të jetë e sinqertë me publikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat