Klea Huta zbulon ‘mesazhin’ që i dërgoi Maluma

Mediale Vip

Klea Huta zbulon ‘mesazhin’ që i dërgoi Maluma

Më: 11 mars 2022 Në ora: 16:25
Klea Huta dhe Maluma

Këngëtari me famë botërore Maluma do mbajë një koncert në Tiranë që i ka entuziazmuar të gjithë.

Ndonëse përkon me një periudhë aspak të këndshme për gjithë botën, ky është koncerti i parë i një artisti të një kalibri të tillë në vendin tonë.

Edhe Klea Huta është gëzuar nga ky lajm dhe madje ka bërë edhe një batutë në rrjetet sociale me ndjekësit e saj. Ajo ka publikuar në Instastory videon ku ylli kolumbian përshëndet Tiranën dhe i fton të marrin pjesë në koncert.

Mirëpo, vëmendje ka marrë mbishkrimi i aktores. “Ma çoi personalisht. Tregoja shqiptarëve tha”-ka shkruar Klea.

Maluma do performojë në “Sheshin Nënë Tereza” më 14 mars, pikërisht në “Ditën e Verës”, si pjesë të turneun që po mban nëpër botë të quajtur “ Papi Juancho Tour”.

Thuajse të gjitha biletat VIP prej 1 mijë dollarësh që ju jep mundësinë edhe të takoni Malumën janë shitur tashmë dhe mes blerësve ka edhe disa personazhe të njohur të showbizzit që do të takojnë nga afër këngëtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat