Prej vitesh akuzohet për operacione plastike, flet Bella Hadid

Mediale Vip

Prej vitesh akuzohet për operacione plastike, flet Bella Hadid

Më: 15 mars 2022 Në ora: 19:15
Bella Hadid

Supermodelja e njohur, Bella Hadid ka treguar çdo gjë në lidhje me veten e saj, duke shuar kështu kuriozitetin e shumë fansave dhe ndjekësve të saj.

Në një intervistë për revistën “Vogue”, 25-vjeçarja mbulon shumë tema nga jeta e saj, duke filluar nga anoreksia e deri tek operacionet e saj plastike.

Modelja tregon për revistën prestigjioze të modës se ka bërë një ndërhyrje në hundë kur ishte 14 vjeç.

Do të doja të kisha mbajtur hundën e të parëve të mi,” pranoi Bella për revistën. “Unë mendoj se do të isha mësuar me të.“

Megjithatë ajo ka një përgjigje edhe për njerëzit që mendojnë se ka fryrë buzët apo ka bërë sytë me formë.

“Njerëzit mendojnë se kam shkatërruar fytyrën time sepse kanë parë një fotografie ku isha adoleshente dhe dukesha më e fryrë. Jam shumë e sigurt që nuk dukesh njësoj tani si në moshën 13-vjeçare, apo jo?” tha ajo. “Unë kurrë nuk kam përdorur filler. Le t’i japim fund kësaj. Nuk kam asnjë problem ta përdorë, por nuk është për mua.

Ajo gjithashtu ka thënë se njerëzit e kanë bërë të ndihet sikur nuk meritonte asgjë nga ato që ka tani.

“Njerëzit më bënë të ndihem sikur nuk meritoja asgjë nga këto,” tha ajo. “Njerëzit kanë gjithmonë diçka për të thënë, por ajo që unë duhet të them është se unë kam qenë gjithmonë e keqkuptuar në industrinë time dhe nga njerëzit përreth meje.”

Si motra më e vogël e modeles Gigi Hadid, Bella-s gjithashtu i është dashur të përballet me krahasimet e pakëndshme dhe që kanë ndikuar në vetëbesimin e saj.

“Unë isha motra më e shëmtuar. Unë isha brune. Nuk isha aq e lezetshme sa Gigi, jo aq e shoqërueshme”, tha ajo. “Kjo është me të vërtetë ajo që njerëzit thanë për mua. Dhe për fat të keq, kur ju thonë gjëra kaq shumë herë, ju thjesht e besoni.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat