9 vite pa të atin, Ronela e përkujton me fjalë prekëse

Mediale Vip

9 vite pa të atin, Ronela e përkujton me fjalë prekëse

Më: 28 mars 2022 Në ora: 17:20
Ronela Hajati

Ronela Hajati ka folur gjithmonë me krenari për babain e ndjerë në ato pak raste që ka hapur zemrën për të.

Këngëtarja ka ndarë me publikun se sot bëhen 9 vite që kur i ati ndërroi jetë, të cilin e ka kujtuar me disa fjalë domethënëse. 

“Nëntë vite pa ty babush! Tani vitet po bëhen thjesht numër, po sa na mungon ti e di sepse je me ne çdo ditë”.

Kujtojmë që kur fitoi Festivalin e Këngës, Ronela tha se çmimin ia dedikonte babait të tjerë. "Ky është çmimi i parë që unë marr dhe do të jetë nga më të rëndësishmit. Kjo këngë i dedikohet vetëm babës tim dhe dua të falënderoj jurinë që më ka votuar. Falënderoj të gjithë miqtë e mi të ngushtë që më kanë suportuar.”, tha ajo

Image
Postimi i Ronela Hajatit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat