Iliri gati të izolohet prapë, mund të bëhet pjesë e Big Brother në Itali

Mediale Vip

Iliri gati të izolohet prapë, mund të bëhet pjesë e Big Brother në Itali

Më: 1 prill 2022 Në ora: 15:35
Ilir Shaqiri

Ilir Shaqiri ishte i ftuari i radhës në “A Show” dhe ka pohuar se është duke menduar të bëhet pjesë e Grande Fratello.

Balerini zbuloi se është në bisedime për t’u bërë pjesë e tij, por ende nuk e ka marrë vendimin.

"Grande Fratello nuk e kam ndjekur shumë. Njoh shumë artistë që kanë qenë pjesë e tij. Unë sot isha duke folur për të marrë pjesë. Nuk është një ide që më çmend nga gëzimi sepse atë që doja e arrita. Të bashkëjetosh katër muaj me bashkëkombësit e tu dhe ta bësh këtë gjë me njerëz që nuk janë shqiptarë janë dinamika të ndryshme”, u shpreh Iliri.

Në vazhdim pritet që Iliri të tregojë më shumë për këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat