Bora zbulon se çka fshihej pas “këngës së saj” të re

Mediale Vip

Bora zbulon se çka fshihej pas “këngës së saj” të re

Më: 2 prill 2022 Në ora: 10:28
Bora Zemani

Bora Zemani ia arriti t’i “gënjejë” të gjithë me sukses në ditën e gënjështrave!

Teksa moderatorja e rrjetit ka zjerë rrjetin me postimin e saj më të ri ku tha se do të publikonte një këngë të titulluar “Nuk jam si ti” në orën 20:00, pak kohë më pas, ajo zbuloi se e gjitha ishte një rreng e ditës së 1 prillit.

Megjithatë, ende mister ngelet lidhja e titullit të “këngës” së Borës, me atë të Beatrix. Kjo pasi ka qenë pikërisht këngëtarja e njohur dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” ajo që ka bërë një postim shuumë të ngjashëm me atë të Borës, ku njofton publikimin e një kënge të re. Titulli i këngës është “As unë si ti” .

Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për ndonjë rastësi të paplanifikuar, apo dy vajzat po thumbojnë hapur njëra-tjetrën në rrjete sociale.

Rikujtojmë se Bora dhe Beatrix të dyja kanë qenë në një lidhje me aktorin e humorit Donald Veshaj, por tashmë të dyja i kanë dhënë fund marrëdhënies me të.

Ky trekëndësh ka bërë xhiron e rrjetit kudo në media dhe u kthye në një nga kryefjalët e edicionit të parë të “Big Brother VIP” pas puthjes së Donaldit fillimisht me Borën, e disa kohë më pak me Trixën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat