Befason aktorja e njohur: “Mund të flas me fantazmat”!

Mediale Vip

Befason aktorja e njohur: “Mund të flas me fantazmat”!

Më: 8 prill 2022 Në ora: 20:36
Vanessa Hudgens

Aktorja e njohur hollivudiane, Vanessa Hudgens befasoi shumëkënd kur pohoi në një emision televiziv se ka një dhunti të çuditshme.

Ylli i serialit High School Musical pretendon se ajo mund të flasë me fantazmat.

“Unë shoh dhe dëgjoj gjëra, dhe tani jam pajtuar me këtë fakt”, tha ajo në ‘The Kelly Clarkson Show’, duke treguar se episode të tilla ka pasur që gjatë fëmijërisë.

Aktorja e njohur hollivudiane, Vanessa Hudgens befasoi shumëkënd kur pohoi në një emision televiziv se ka një dhunti të çuditshme. Ylli i serialit High School Musical pretendon se ajo mund të flasë me fantazmat.

“Unë shoh dhe dëgjoj gjëra, dhe tani jam pajtuar me këtë fakt”, tha ajo në ‘The Kelly Clarkson Show’, duke treguar se episode të till aka pasur që gjatë fëmijërisë.

‘E panjohura është e frikshme. Por kohët e fundit kam thënë: “Jo, kjo është një dhuratë dhe diçka që unë kam aftësinë ta bëj, kështu që do të mbështetem në të”, tha 33 vjeçarja.

Hudgens vazhdoi të fliste për një nga përvojat e saj më të hershme, të cilat i kanë ndodhur kur ka qenë edhe më e vogël: ‘Më kujtohet që u përgatita për shkollë kur isha 8 vjeç, dhe i njihni ato rosat që i shtypni? Ishte një nga ata në tryezën e dhomës së ngrënies, dhe unë fillova të ecja, dhe lodra bëri të njëjtën gjë si mua”.

Më tej, shtoi se ka përdorur një pajisje të quajtur ‘kuti shpirtërore’, e cila kapte ‘frekuencat e radios shumë shpejt’.

Më pas ajo shpjegoi se “diçka në lidhje me elektricitetin që krijon i lejon shpirtrat të flasin përmes saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat