Dj Sardi zbulon arsyen pse zgjodhi emrin Zais për djalin e tij

Mediale Vip

Dj Sardi zbulon arsyen pse zgjodhi emrin Zais për djalin e tij

Më: 8 prill 2022 Në ora: 23:31
Dj Sardi me djalin e tij

Në një intervistë për “Ditë e re”, Dj Sardi ka zbuluar disa detaje për emrin e djalit të tij, Zais duke treguar se ky është emri i zgjedhur nga ai dhe partnerja, ndërsa emri i mesëm Denzel është vendosur nga kumbari i të voglit, Alesio Alia, menaxheri i artistëve që jeton në Australi.

“Nuni i djalit është Alesio Alia. Kemi pasur disa emra dhe duke parë sa i veçantë është zgjodhëm këtë, Zais Denzel. Nuk kishim zgjidhje tjetër sepse babi me emrin Sardi, mami Jonisa, për djalin duhej një emër i veçantë.

Kemi pasur disa alternativa por zgjodhëm këtë sepse sikur s’ishte dëgjuar, nuk ishte përdorur më parë. Alesio ia vuri Denzel emrin e pagëzimit. Ne kishim me qejf emrin Zayn, pastaj Zais. Kishim shumë mendime. Kur na vinin emra sugjerime mendonim prit se kishim Zais dhe ishte unik. Djali më ngjan mua”, tha Sardi.

Dj i njohur dhe partnerja e tij u bënë prindër për herë të parë disa muaj më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat