“Edhe 100 pranvera SuperMonës”/ Meta publikon foton e rrallë për ditëlindjen e Kryemadhit

Mediale Vip

“Edhe 100 pranvera SuperMonës”/ Meta publikon foton e rrallë për ditëlindjen e Kryemadhit

Më: 9 prill 2022 Në ora: 20:52
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Presidenti Ilir Meta ka uruar ditën e sotme bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi me rastin e ditëlindjes.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, Meta ka postuar edhe një foto të shumë viteve më parë ku të dy ishin shumë të rinj, teksa mbi foto ka dhe një citim.

Meta ka shkruar një shprehje skandinave, e cila sipas tij thotë se “nuk janë vitet në jetën tonë ato që kanë rëndësi, por mënyra si i jetojmë vitet tona është e rëndësishme”.

"Edhe 100 pranvera SuperMonës!

Siç thotë një thënie e vjetër skandinave: “Nuk janë vitet në jetën tonë ato që kanë rëndësi, por mënyra si i jetojmë vitet tona është e rëndësishme”. (It is not the years in our lives that count, but the life in our years that counts.)"

Image
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat