“Shumë njerëz nuk më pëlqejnë”/ Beatrix: Më mirë të them të vërtetën dhe të më urrejnë...

Mediale Vip

“Shumë njerëz nuk më pëlqejnë”/ Beatrix: Më mirë të them të vërtetën dhe të më urrejnë...

Më: 12 prill 2022 Në ora: 13:46
Beatrix Ramosaj

Disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP” vijojnë që të marrin vëmendjen e publikut edhe pse reality show ka disa muaj që ka përfunduar. Një ndër to është këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj.

Mjafton një foto, video apo shkrim në rrjetet sociale të Trixës dhe ndjekësit ta komentojnë menjëherë.

Herë pas here këngëtarja nuk i ka kursyer deklaratat për të cilat edhe është komentuar shumë, prandaj ka vendosur të reagojë me një status në “Twitter”.

“Shumë njerëz nuk më pëlqejnë mua sepse jam tepër e sinqertë. Më mirë të them të vërtetën dhe të më urrejnë sesa të më pëlqejnë për diçka që nuk jam”, shkruan Ramosaj në postimin e saj.

Kujtojmë se Beatrix u komentua shumë në BB VIP pasi nisi një romancë me aktorin e humorit, Donald Veshaj. Ky i fundit në atë kohë sapo i kishte dërguar Bora Zemanit disa sinjale për ribashkim pas daljes së tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Por me kalimin e ditëve, gjërat morën një tjetër rrjedhë në “Big Brother VIP”, ku Donaldi dhe Beatrix u lidhën bashkë. Megjithatë kjo romancë nuk zgjati shumë, pasi çdo gjë përfundoi kur aktori doli nga shtëpia e reality show-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat