Britney Spears: Seksi gjatë shtatzënisë është më i miri

Mediale Vip

Britney Spears: Seksi gjatë shtatzënisë është më i miri

Më: 15 prill 2022 Në ora: 00:51
Britney Spears

Britney Spears i ka thënë të gjitha në një postim të gjatë e të detajuar në Instagram. Ajo foli për grimin, mundësinë e realizimit të një ‘podcast’ dhe kujtimet e adoleshencës.

“Nuk kam qenë kurrë e fiksuar me grimin, por diçka po ndryshon”, ka shkruar në fillim të postimit këngëtarja.

Më tej ajo krahason veten më nënën e saj, dhe flet pak për ndikimin e mediave. “Zoti e di, nuk jam e shenjtë, por kur u bëra nënë, media më shkatërroi”, shkruan Britney.

Nga popullariteti në moshë të re te presioni nga mediat, ajo theksoi se ata ishin të pasjellshëm dhe ndaj u zgjova një mëngjes me dëshirën për të bërë një podcast. "Nuk dua të jem një grua shtatzënë e nevrike që ha petulla çdo mëngjes”, tha ndër të tjera Spears.

Dhe për t’i vënë vulën ajo tregon se shumë gjëra i kanë munguar në kaq vite. “Është koha që të kem libra, filma, truke, biseda dhe seksin më të mirë. Po, sepse seksi në shtatzëni është fantastik”, tha Britney dhe kështu gjithë bota po sheh anën më të lumtur dhe të lirë të këngëtares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat